AME MPB organizon punëtori treditore
AME MPB organizon punëtori treditore

AME MPB organizon punëtori treditore

Krijuar në datën 04/04/2025
Ka nisur punëtoria treditore për hartimin e funksioneve mbështetëse të Planit të Reagimit Kombëtar. Në hapjen e punëtorisë morën pjesë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj, së bashku me përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës. Gjatë fjalës së tyre, ata shprehën mbështetjen e plotë për grupin punues, duke i falënderuar për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

Për tre ditë me radhë, pjesëmarrësit do të punojnë në hartimin e funksioneve mbështetëse, të cilat do të ndihmojnë në përgatitjen dhe koordinimin më efikas në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Ky proces është një hap thelbësor drejt ndërtimit të një sistemi më të organizuar dhe funksional për menaxhimin e emergjencave në vend.